Numri gjithsej i mjeteve rrugore me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht” që qarkulluan në territorin e Republikës së Shqipërisë në vitin 2022, rezulton 796.438 mjete, nga 740.669 mjete të regjistruara deri në vitin 2021, duke u rritur me 7.5 %.
Sipas raportit të publikuar nga INSTAT-i, në kategorinë e mjeteve rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “autoveturat” me 80.3 %, ndërkaq “automjetet për transport të përzier “ zënë 6.5 % të vëllimit dhe “motor” zënë 5.4 %.
Shkalla e motorizimit matet me numrin e autoveturave për 1.000 banorë, tregues i cili ndër vite ka ardhur me rritje.
Në vitin 2022, numri i autoveturave për pasagjerë për 1.000 banorë është 232. Në vitin 2021, ky tregues ishte 212 autovetura për 1.000 banorë.