Në muajin korrik 2025 numërohen 131 aksidente rrugore, nga të cilët 194 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur), sipas të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT).
Gjatë periudhës janar – korrik 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 16,0%, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Aksidentet rrugore, në 89,3% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 25-34 vjeç, duke zënë 28,2% të numrit të aksidenteve gjithsej.
Në muajin korrik 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së martë me 19,8%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së premte, me 9,2%.
Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00 – 12:00, duke zënë 28,2% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.