Rritja e kostove në ndërtim është ngadalësuar ndjeshëm gjatë këtij viti.
Sipas të dhënave të publikuara sot nga INSTAT, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim shënoi rritje me 0,4 %, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024.
Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime për paga” me 5,2 %, pasuar nga grupet “Shpenzime makinerie” me 2,4 %, “Kosto të tjera” me 2,0 %, “Shpenzime transporti” me 1,7 %, dhe “Shpenzime energjie” me 0,6 %.
Nga ana tjetër grupi “Shpenzime materiale” shënoi ulje me 1,1 %.
Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupit “Materiale elektrike dhe komunikimi” shënoi uljen më të lartë prej 2,2 %, pasuar nga grupet “Materiale ndërtimi” dhe “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” përkatësisht me 0,8 % secila.