Inflacioni në muajin maj 2025 qëndroi në nivelin 2,2%, thuajse i njëjtë me atë të regjistruar në majin e kaluar, kur inflacioni ishte 2,3%, duke reflektuar një situatë të qëndrueshme në tregun e çmimeve të konsumit.
Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) tregojnë gjithashtu se, në krahasim me muajin prill, çmimet e konsumit kanë pësuar një rënie të lehtë prej 0,3%.
Analiza e grupeve kryesore të shpenzimeve tregon se rritja vjetore e çmimeve është nxitur kryesisht nga grupi “Argëtim dhe kulturë”, i cili ka regjistruar një rritje prej 6,3%. Ky grup pasohet nga “pije alkoolike dhe duhan” me 3,7%, si dhe “ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me nga 3,2%.
Rritje janë shënuar gjithashtu në çmimet për veshje dhe këpucë (2,5%), hotele dhe restorante (1,8%), komunikim (1,6%) dhe energji (1,5%).
E vetmja kategori që shënoi ulje të ndjeshme ishte ajo e “transportit”, me një rënie vjetore prej 1,2%.
Brenda grupit të ushqimeve, disa nëngrupe shfaqin rritje të ndjeshme, veçanërisht “vajrat dhe yndyrnat” me 7,2%, të ndjekura nga “zarzavatet, përfshirë patatet” me 6,8%, “qumështi, djathi dhe vezët” me 4,8% dhe “mishi” me 3,8%.
Nga krahasim me prillin, rënia e përgjithshme e çmimeve prej 0,3% është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike”, që shënuan një tkurrje prej 1,3%
Kjo rënie lidhet kryesisht me daljen e prodhimeve sezonale bujqësore