Inflacioni që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë të caktuar të mallrave të konsumit, shkoi në 2% në muajin nëntor, nga 1,9 % që ishte në muajin tetor.
INSTAT publikoi indeksin e Çmimeve të Konsumit, sipas të cilit rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,11 pikë përqindje, pasuar nga grupi “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,27 pikë përqindje.
Gjithashtu, çmimet e grupit “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me 0,25 pikë përqindje, çmimet e grupit “pije alkoolike dhe duhan” me 0,19 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “veshje dhe këpucë” ndikuan me 0,15 pikë përqindje, çmimet e grupit “argëtim dhe kulturë” me 0,12 pikë përqindje, çmimet e grupit “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,11 pikë përqindje, çmimet e grupit “hotele, kafene dhe restorante” me 0,10 pikë përqindje, çmimet e grupit “shëndeti” me 0,04 pikë përqindje, çmimet e grupit “shërbimi arsimor” me 0,03 pikë përqindje.
Ndërkohë çmimet e transportit ndikuan me 0,34 pikë përqindje.
Krahasuar me muajin nëntor 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “argëtim dhe kulturë” me 5,7 %, pasuar nga grupet “veshje dhe këpucë” me 4,0 %, “pije alkoolike dhe duhan” me 3,8 %.