Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIINSTAT: Inflacioni në shtator 8.1 %

INSTAT: Inflacioni në shtator 8.1 %

Norma e inflacionit arriti 8.1 % në muajin shtator, kjo pasi sulmi rus në Ukrainë, por edhe kriza energjetike në tregjet botërore, kanë përshpejtuar rritjen e çmimeve. INSTAT publikoi sot Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK), sipas të cilit ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin shtator 2022 është 8.1 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 2.5 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin shtator 2022, krahasuar me gusht 2022 është 0.6 %. Kontributi kryesor në inflacion vijon të vijë nga rritja e shpejtë e çmimeve të ushqimeve dhe të naftës. Megjithatë, tendenca e rritjes së çmimeve po bëhet prezente në një gamë gjithnjë e më të gjerë mallrash dhe shërbimesh. Sipas INSTAT-it, krahasuar me muajin shtator 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “transporti” me 17.2 %, pasuar nga grupet “ushqime dhe pije joalkoolike” me 14 %, “pije alkoolike dhe duhan” me 6.5 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 6.4 %, “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 5.5 %, “argëtim dhe kulturë” me 4.7 %, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3.3 %, “veshje dhe këpucë” me 3 %, “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2.9 %, “shërbimi arsimor” me 1.8 %, “shëndeti” dhe “komunikimi” me 0.9 % secili. Brenda grupit të ushqimeve, sipas INSTAT-it, çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u rritën me me 30 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 24 %, “bukë dhe drithra” me 17.3 %, “peshk” dhe “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 15.1 % secili, “mish” me 12 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 8.5 %, etj. Banka e Shqipërisë ka vendosur të rrisë për të disatën herë brenda pak muajsh normën bazë, duke e çuar atë në nivelin 2.25 %, në një përpjekje për të luftuar inflacionin, që është në nivelet më të larta të 20 viteve të fundit.https://ata.gov.al/2022/10/10/instat-inflacioni-ne-shtator-8-1/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments