Eksportet e mallrave në korrik të këtij viti arritën vlerën 38 miliardë lekë, duke u ulur me 4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 0.6 %, në krahasim me qershorin. Instituti i Statistikave (INSTAT), publikoi sot raportin e tregtisë së jashtme për muajin korrik, sipas të cilit në uljen e eksporteve prej 4 % kanë ndikuar grupet: “materiale ndërtimi dhe metale” me 8.7 pikë përqindje, “tekstile dhe këpucë” me 1.8 pikë përqindje, “prodhime druri dhe letre” me 1.1 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 6.9 pikë përqindje dhe “ushqime, pije, duhan” me 2 pikë përqindje. Ndërkohë të dhënat e INSTAT-it tregojnë se edhe importet shënuan rënie me 13.6 %, në krahasim me një vit më pare dhe me 6 %, në krahasim me qershorin e 2023. Në vlerë ato llogariten 71 miliardë lekë. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 33 miliardë lekë, duke u ulur me 22.6 %, krahasuar me korrikun e 2022 dhe me 11.6 %, në krahasim me qershorin e 2023. ATSH
INSTAT: Eksportet e mallrave në korrik 38 miliardë lekë
RELATED ARTICLES