Eksportet e mallrave arritën vlerën 22 miliardë lekë, në gusht të këtij viti, duke u ulur me 18,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 32,5 %, në krahasim me Korrik 2014.

INSTAT publikoi sot raportin mbi tregtinë e jashtme për muajin janar, sipas të cilit, importet e mallrave arritën vlerën 69 miliard lekë, duke u rritur me 1,9 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u ulur me 19,4 %, në krahasim me Korrik 2024.

Ndërkohë defiçiti tregtar i këtij muaji është 46 miliard lekë, duke u rritur me 15,6 %, krahasuar me Gusht 2023 dhe duke u ulur me 11,0 %, në krahasim me Korrik 2024.

Sipas INSTAT, në uljen e eksporteve kanë ndikuar negativisht grupet: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 10,0 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me 3,7 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me 2,8 pikë përqindje

Në rritjen e importeve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Ushqim, pije, duhan” me 1,5 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me 0,6 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 0,5 pikë përqindje, etj.

Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi  dhe metale” me 1,0 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 0,8 pikë përqindje.