Eksportet shqiptare të mallrave shënuan rritje me 2,3% gjatë periudhës janar-prill 2025, duke shënuar një zhvillim pozitiv për ekonominë e vendit.
Sipas të dhëna të publikuara sot nga INSTAT-i, eksportet e mallrave arritën vlerën 133 miliardë lekë, duke u rritur me 2,3% krahasuar me një vit më parë.
Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 8,9%; “Ushqime, pije, duhan” me 0,6%; “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 0,5%. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me 6,1%; “Produkte kimike dhe plastike” me 0,8% si dhe “Tekstile dhe këpucë” me 0,8%.
Ndryshe nga eksportet, importet e mallrave shënuan rënie me 3,5%, krahasuar me 4-mujorin e parë 2024, duke arritur vlerën 202 miliardë lekë.
Si rezultat i përmirësimit të bilancit tregtar deficiti tregtar arriti vlerën 144 miliardë lekë, duke u ulur me 6,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s.
Gjatë këtij 4-mujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova me 8,1%, Greqia 9,3% dhe Gjermania 6,6%.