Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIINSTAT: Drejt vendeve të BE-së, 73.8 % e eksporteve shqiptare

INSTAT: Drejt vendeve të BE-së, 73.8 % e eksporteve shqiptare

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së për shtatëmujorin e parë të 2023-shit, zënë 59.5 %, të gjithë tregtisë. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në periudhën janar – korrik 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73.8 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51.8 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 30.4 %, Kina me 7.6 %, Turqia me 6.8 % dhe Greqia me 6.7 %. Gjatë këtij shtatëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë Italia me 10.6 %, Gjermania me 23.8 %, Kina me 32.7 %, etj. Ndërsa vendet me të cilin eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë Kosova me 7.7 %, Greqia me 15.6 %, Spanja me 57.9 %, etj. Vendet me të cilat Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë Turqia me 18.2 %, Greqia me 14.9 % dhe Italia me 4.3 %, etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe janë Kina me 34.5 %, Zvicra me 79.5 %, SHBA me 45.6 %, etj. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments