Çmimet e prodhimit shënuan një rritje me 9.4 %, në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Një vit më parë ky ndryshim ishte 17 %. INSTAT publikoi Indeksin e Çmimeve të Prodhimit sipas të cilit çmimet e prodhimit shënuan rritje me 1.5 % krahasuar edhe me tremujorin e katërt të vitit 2022. Krahasuar me tremujorin e parë 2022 rritja më e madhe e çmimeve prej 18.3 % vërehet në seksionin “energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar”, pasuar nga seksionet “industri nxjerrëse” me 13 % dhe “industri përpunuese” me 7 %. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “’shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 25.4 %, pasuar nga aktivitetet “prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobiljeve; prodhimin e artikujve prej kashte dhe xunkthi” me 15.1 %, “prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 132 %, “pajisje të tjera transporti” me 11.4 %, etj. Nga ana tjetër ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “prodhimi i mjeteve të transportit, rimorkiove dhe gjysëmrimorkiove” me 4 %, pasuar nga aktiviteti “përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 2.8 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022, indeksi i prodhimit të produkteve për tregun vendas shënoi rritje me 9.3 %. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në seksionin “industri nxjerrëse” me 21.3 %, pasuar nga seksioni “industria përpunuese” me 10.8 %, seksioni “energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 6.3 % dhe seksioni “furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0.4 %. Indeksi i çmimeve të Prodhimit të produkteve për eksport shënoi rritje prej 9.1 %. Rritja më e madhe e çmimeve është shënuar në seksionin “energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” me 34.7 %, pasuar nga seksioni “furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 15.7 %, “industri nxjerrëse” me 4.1 % dhe seksioni “industria përpunuese” me 2.7 %. atsh
INSTAT: Çmimet e prodhimit shënuan rritje me 9.4 %
RELATED ARTICLES