Çmimet e prodhimit shënuan rritje me 21.4 % në tremujorin e katërt të vitit 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT-i, çmimet e prodhimit shënuan rritje me 2.3 %, krahasuar edhe me tremujorin e tretë 2022. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2021, rritja me e madhe e çmimeve prej 36.7 % vërehet në seksionin “energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar” pasuar nga seksionet “industri nxjerrëse” me 31 %. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në seksionin “industri përpunuese” ka shënuar rritje me 18.2 %. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 36.5 %, pasuar nga aktivitetet “prodhimi i produkteve metalikë të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeve” me 27.5 %, “prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 26.5 %, “përpunimi i produkteve ushqimore” me 24.3 %, etj. Nga ana tjetër, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “prodhimi i mjeteve të transportit, rimorkiove dhe gjysëmrimorkiove” me 4.4 %, pasuar nga aktiviteti “prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë” me 0.1 %. Çmimet e prodhimit të produkteve për tregun vendas gjatë tremujorit të katërt të vitit 2022, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2021, shënuan rritje me 19.4 %. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në seksionin “industri nxjerrëse” me 28.7 %, pasuar nga seksioni “industria përpunuese” me 25.5 %, seksioni “energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 14.1 % dhe seksioni “furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0.8 %. Çmimet e prodhimit të produkteve për eksport shënuan rritje vjetore me 24.2 %. Rritja më e madhe e çmimeve është shënuar në seksionin “energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” me 79.6 %, pasuar nga seksioni “industri nxjerrëse” me 33.3 %, seksioni “furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 27.1 % dhe seksioni “industria përpunuese” me 10.5 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2022, rritja më e madhe prej 4.4 % vërehet në seksionin “industri nxjerrëse” pasuar pasuar nga seksioni “industri përpunuese” me 2.9 %. Çmimet e prodhimit, në seksionin ”energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” ka shënuar ulje me 0.2 %. Indeksi i çmimeve të prodhimit të produkteve për tregun vendas, krahasuar me tremujorin e tretë 2022, shënoi rritje me 3.2 %. Rritja më e madhe vërehet në seksionin “industri nxjerrëse” me 6.9 %. atsh
INSTAT: Çmimet e prodhimit rritje me 21.4 %
RELATED ARTICLES