INSTAT bën të ditur se, Indeksi i Çmimeve të Importit (IÇI), në tremujorin e tretë të vitit 2025, shënoi një ulje me 0,5%, ndërkohë që një vit më parë ky ndryshim ishte -1,3%.
Në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2025, indeksi i çmimeve të importit shënoi një ulje prej 0,2%.
Sipas INSTAT, krahasuar me tremujorin e tretë 2024, çmimet e importit të produkteve në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” shënuan ulje me 4,6%, pasuar nga seksionet “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,7%, “Industria përpunuese” rënie me 0,3%.
Nga ana tjetër seksioni “Industri nxjerrëse” shënoi një rritje me 0,4%. Brenda seksionit “Industria përpunuese” ulja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktiviteteve “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 1,7% pasuar nga “Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobiljeve; prodhimin e artikujve prej kashte dhe xunkthi” me 1,2%, “Konfeksionimi i veshjeve” me 0,8%, “Prodhimi i pijeve” me 0,6 % dhe “Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 0,5%.
INSTAT bën të ditur se, çmimet në aktivitetin “Industri të tjera p.k.t” shënuan rritje me 1,3%, pasuar nga “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 1,1% dhe “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 0,8%, etj.





