INSTAT publikoi sot treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese, gjatë muajit gusht 2024.
Sipas INSTAT, gjatë këtij muaji numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 32,0%, në krahasim me gusht 2023. Të njëjtën ecuri ndjek edhe numri i vizitorëve rezidentë që u rrit me 1,2% dhe numri i vizitorëve jorezidentë që u rrit me 50,6%.
Ndërkohë numri i netqëndrimeve gjithsej është rritur me 11,3%, në krahasim me gushtin 2023, ndërsa numri i netqëndrimeve nga rezidentët është rritur me 0,2% dhe numri i netqëndrimeve nga jorezidentët është rritur me 16,9%.
Në muajin gusht 2024, numri më i lartë i vizitorëve rezulton në “Rajonin e Jugut“ 38,2%; në “Zonat Bregdetare” 75,6% dhe në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” 92,7%.
Sipas INSTAT, gjatë muajit gusht 2024, numri i netqëndrimeve gjithsej është rritur me 11,3%, në krahasim me muajin gusht 2023.
Numri i netqëndrimeve të vizitorëve jorezidentë të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 40,9%. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 14,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netëqëndrimeve të vizitorëve jorezidentë të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 17,4%.