Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIINSTAT: 73.4 % e eksporteve,drejt BE-së

INSTAT: 73.4 % e eksporteve,drejt BE-së

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së, përgjatë vitit 2022 zunë 59 % të gjithë tregtisë. Referuar raportit të publikuar nga INSTAT-i, së fundmi, në periudhën janar – dhjetor 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zunë 73.4 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zunë 51.6 % të importeve gjithsej. Të dhënat tregojnë se, partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29 %), Turqia (8.4 %), Greqia (6.9 %) dhe Gjermania (6.3 %). Në 2022-shin, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë Italia (35.1 %), Kosova (0.2 %) dhe Gjermania (58.6 %). Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe, është Spanja (0.9 %) . Ndërsa vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë Italia (5.9 %), Turqia (33.1 %) dhe Kina (18.8 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë SHBA (10.3 %), Rusia (27.3 %) dhe Austria (1.1 %). Në vitin 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 487 miliardë lekë, duke u rritur me 32 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 950 miliardë lekë, duke u rritur me 18.7 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 464 miliardë lekë, duke u rritur me 7.3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments