Sipas INSTAT, numri i lindjeve për tremujorin e katërt 2025 është 5373, duke shënuar një rënie me 10,7%, krahasuar me tremujorin e katërt 2024. Ndërsa numri i vdekjeve për tremujorin e katërt 2025 është 4705, duke shënuar një rënie prej 12,3%, krahasuar me tremujorin e katërt 2024.
Në tremujorin e katërt 2025, shtatë qarqe të vendit regjistrojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në pesë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative.
Sipas INSTAT, në tremujorin e katërt 2025, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 1547 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Fieri, me 120 vdekje më shumë sesa lindje.
Referuar statistikave në tremujorin e katërt 2025, Qarku Tiranë paraqitet me numrin më të lartë të lindjeve, duke regjistruar 2589 lindje, ndërsa qarku Gjirokastër paraqitet me numrin më të ulët, me 70 lindje.
Ndërsa numri më i ulët i vdekjeve është regjistruar në qarkun e Kukësit, me 81 raste,
dhe numri më i lartë në qarkun e Tiranës, me 1042 raste.





