Shpenzimet mesatare mujore për konsum për një familje me 3 deri në 4 persona u rritën me 3.7 % në vitin 2023.
INSTAT publikoi sot Anketën e Buxhetit të Familjeve, në të cilën bëhet e ditur se në vitin 2023, shpenzimet mesatare mujore për konsum për një familje, e përbërë mesatarisht nga 3.7 persona, vlerësohen me 91 675 lekë.
Shpenzimet gjithsej për konsum janë rreth 68.4 miliardë lekë në muaj.
Një familje shpenzoi për ushqime dhe pije joalkoolike një vlerë mesatare mujore prej 36 349 lekë, shumë jo që zë një peshë prej 40 % në buxhetin familjar.
Shpenzimet për banesën, ujin, energjinë elektrike dhe qiranë llogariten afërsisht 9 mijë lekë, ose 9.7 % të totalit të buxhetit.
Ndërsa 7.4 % e buxhetit familjar llogaritet që shpenzohet në restorante dhe hotele.
Familjet në Tiranë kanë nivelin më të lartë të shpenzimeve për konsum, mesatarisht 108 098 lekë në muaj. Ndërsa qarku me nivelin më të ulët të shpenzimeve për konsum është Kukësi, mesatarisht 73 225 lekë.