Friday, November 22, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE Instalacioni meksikano-shqiptar befason në Pavijonin e Meksikës

 Instalacioni meksikano-shqiptar befason në Pavijonin e Meksikës

Vepra e titulluar “Iknim, ktheheshim gjithmonë” në Bienalen e Artit Venecia 2024, e krijuar nga Erick Meyenberg dhe Gentian Doda, me një ekip artistik meksikano-shqiptar, befason në Pavijonin e Meksikës. Lajmi i ditur nga ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Një videoinstalacion që paraqet familjen Doda, familje shqiptare e emigruar në Itali prej 30 vjetësh, në një moment idilik dhe nostalgjik, që luan me konceptin e “rikthimit të përjetshëm” mes objekteve të gërryera nga koha. Filmi poetik i shoqëruar me punime skulpturale të artistit meksikan Erick Meyenberg dhe ndërhyrjen koreografike “Mbi relievet e një kohe” nga “was bleibt kollektiv | Gentian Doda” krijuan një eksperiencë përthithëse dhe të paharrueshme për të pranishmit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments