Inspektoriati i Punës mbi 20 mijë kontrolle në subjekte gjatë korrikut

0
4

Vetëm gjatë muajit korrik, sipas tabelës së publikuar nga “Agjencia për Media dhe Informim (MIA)”, janë inspektuar 926 subjekte, me fokus kryesor respektimin e ligjit për marrëdhëniet e punës, kushtet e sigurisë dhe regjistrimin e punonjësve.

Sipas të dhënave të publikuara nga Inspektoriati janë kontrolluar mbi 20 mijë vende pune, ndërsa janë ndërmarrë 643 masa administrative. Nga këto inspektime, 244 janë kryer në mënyrë këshilluese, ndërsa po ashtu janë trajtuar edhe 88 ankesa të bëra nga punonjësit.

Kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë edhe në muajt në vijim, në kuadër të sezonit turistik dhe angazhimit për formalizimin e tregut të punës, një sfidë që mbetet aktuale për ekonominë shqiptare.

Kjo qasje proaktive synon rritjen e standardeve të punës dhe krijimin e një ambienti pune të sigurt e të drejtë për të gjithë punonjësit në vend.

Inspektorati shton se përpjekjet do të vijojnë me fokus sensibilizimin e bizneseve dhe punëtorëve për të respektuar ligjin dhe për të parandaluar shkeljet që rrezikojnë shëndetin dhe jetën në vendin e punës.