Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAInspektorati i Punës konteston grevat 

Inspektorati i Punës konteston grevat 

Inspektorati i Punës ka nxjerr konstatimin përfundimtar rreth inspektimit të grevës në vend ku ka vlerësuar se nuk është zbatuar neni 8 i Ligjit për Greva. BSPK-ja, sipas Inspektoratit të Punës, nuk ka njoftuar të gjithë punëdhënësit siç e obligon kjo dispozitë. “ Po ashtu kontestuese është edhe kompetenca e njoftimit sepse bazuar në dispozitën e nenit 8 të Ligjit për Greva, paragrafi i parë i këtij neni, njoftimin për grevë duhet ta bëjë Këshilli Grevist dhe jo siç ka vepruar BSPK-ja në shkresat e saj ku është nënshkruar edhe kryetari i Sindikatës dhe Kryetari i Këshillit Drejtues sepse sipas kësaj dispozite grevistët i përfaqëson vetëm Këshilli i Grevistëve . Nuk është zbatuar dispozita e nenit 17 sepse BSPK-ja nuk ka prezantuar dëshmi se ka marr veprimet e nevojshme për organizimin e shërbimeve të rëndësisë jetike”, thuhet në konstatim.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615780

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments