Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) po vijon në terren vizitat monitoruese dhe inspektimet për ndërgjegjësimin e subjekteve dhe informimin e tyre, për zbatimin me korrektësi të ligjit, me qëllim garantimin e sigurisë së produkteve për konsumatorët dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale. ISHMT bëri të ditur se përgjatë kësaj jave, grupet e saj të inspektimit realizuan gati 80 inspektime dhe verifikime. Inspektimet u fokusuan në zbatimin e ligjit nga ana e aktorëve në treg për parapaketimet; sigurinë e produkteve elektrike; të drejtat e pronësisë intelektuale; për sigurinë e ashensorëve në përdorim; për instrumentet matës ligjërisht të kontrolluar, sikundër dhe për verifikimin e cilësisë dhe sigurisë së lodrave dhe artikujve për fëmijë. Sipas ISHMT-së, 10 prej inspektimeve në terren lidhen me verifikimin e zbatimit të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji nr. 9902/2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, konkretisht me ekzaminimin teknik të ashensorëve në përdorim. “Fokusi i punës tonë është ndërgjegjësimi i subjekteve dhe informimi i tyre për zbatimin me korrektësi të ligjit me qëllim garantimin e sigurisë së produkteve për konsumatorët dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale”, bëri të ditur ISHMT.https://ata.gov.al/2022/09/23/inspektime-ne-treg-per-ashensoret-lodrat-dhe-pajisjet-elektroshtepiake/
Inspektime në treg për ashensorët, lodrat dhe pajisjet elektroshtëpiake
RELATED ARTICLES