Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAInjeksionet për humbje peshe zvogëlojnë rrezikun e atakut në zemër

Injeksionet për humbje peshe zvogëlojnë rrezikun e atakut në zemër

Injeksionet për humbje peshe mund të zvogëlojnë rrezikun e një ataku në zemër ose goditje në tru me një të pestën, tek personat obezë me sëmundje kardiovaskulare , pretendojnë studiuesit. Kompania farmaceutike “Novo Nordisk” kreu një studim pesë-vjeçar të “semaglutide”, i cili shitet si “Wegovy”. Si pjesë e provës së saj “Select”, kompania rekrutoi 17 604 të rritur mbi moshën 45 vjeç nga 41 vende. Çdo pacient kishte një indeks të masës trupore (BMI) prej 27 ose më shumë dhe kishte sëmundje kardiovaskulare, pa histori diabeti. Studiuesit zbuluan se rreziku i një ataku në zemër ose goditjes në tru tek pacientët që u jepej një dozë 2,4 mg një herë në javë e “Wegovy”, së bashku me kujdesin standard për parandalimin e një ataku në zemër ose goditjes në tru, u reduktua me 20% krahasuar me personave që iu dha një ilaç placebo. “Personat obezë kanë një rrezik në rritje të sëmundjeve kardiovaskulare, por deri më sot nuk ka asnjë medikament të aprovuar për menaxhimin e peshës që është vërtetuar se ofrojnë menaxhim efektiv të peshës duke ulur gjithashtu rrezikun e një ataku në zemër, goditje në tru ose vdekje kardiovaskulare”, Martin Holst Lange, nënkryetar ekzekutiv për zhvillimin në “Novo Nordisk”. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments