Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEInflacioni vjetor në Eurozonë arrin nivelin më të lartë të të gjitha...

Inflacioni vjetor në Eurozonë arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Inflacioni vjetor i konsumatorit në Eurozonë shënoi nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 8,9 për qind këtë korrik, sipas një vlerësimi të shpejtë nga zyra e statistikave e Bashkimit Evropian (Eurostat). Shifra, që është mbi parashikimet e tregut, u rrit nga 8,6 për qind një muaj më parë dhe 2,2 për qind një vit më parë. “Energjia pritet të ketë normën më të lartë vjetore në korrik (39,7 për qind, krahasuar me 42,0 për qind në qershor), e ndjekur nga ushqimi, alkooli dhe duhani (9,8 për qind, krahasuar me 8,9 për qind në qershor), mallrat industriale joenergjetike (4,5 për qind, krahasuar me 4,3 për qind në qershor) dhe shërbimet (3,7 për qind, krahasuar me 3,4 për qind në qershor)”, tha Eurostat. Inflacioni bazë, i cili përjashton energjinë, ushqimin, alkoolin dhe duhanin, gjithashtu është rritur në 4 për qind në korrik, kundrejt 3,7 përqindëshit të qershorit. Në bazë mujore, çmimet e konsumit janë rritur me 0,1 për qind në korrik.https://ata.gov.al/2022/07/29/fokus-inflacioni-vjetor-ne-eurozone-arrin-nivelin-me-te-larte-te-te-gjitha-koherave/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments