Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEInflacioni vazhdon në nivel dyshifror

Inflacioni vazhdon në nivel dyshifror

Inflacioni do të mbetet në nivel dyshifror deri në fund të këtij viti në Poloni, me një rritje të lehtë në gusht dhe rënie në tremujorin e katërt, bëri të ditur sot Instituti Polak i Ekonomisë, një qendër studimore shtetërore, duke iu referuar të dhënave më të fundit të Institutit Qendror të Statistikave (GUS). GUS raportoi më herët se çmimet e mallrave dhe të shërbimeve në korrik u rritën me 15.6 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe me 0.5% krahasuar me muajin qershor, një rritje më e lartë se parashikimi për inflacionin vjetor prej 15.5% dhe atë mujor prej 0.4%. Sipas Institutit Polak të Ekonomisë, inflacioni do të pësojë një rënie të lehtë në tremujorin e katërt të këtij viti, por megjithatë do të mbetet në nivele dyshifrore edhe për muajt e mbetur të vitit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments