Sipas INSTAT, në shtator ndryshimi vjetor i çmimeve të ushqimeve ishte 1,8%.

Rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga grupi “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, i cili ka kontribuar me +0,83 pikë përqindje, ndërsa grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” ka ndikuar me +0,63 pikë përqindje.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,19 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,17 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,14 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,11 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,08 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me 0,04 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Transporti” dhe “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje secili dhe çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,02 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin shtator 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4,7%, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,1%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,4%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,5%, “Shërbimi arsimor” me 2,2%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,8%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,5%. Për grupet “Veshje dhe këpucë” çmimet u rriten me 1,1%, Komunikimi” me 1,0%, “Shëndeti” me 0,6% dhe “Transporti” me 0,4%.