Sunday, October 20, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIInflacioni sipas metodës së Eurostat 4.9 % në shtator

Inflacioni sipas metodës së Eurostat 4.9 % në shtator

Në muajin shtator, inflacioni i matur me metodologjinë e Eurostat në vendin tonë shënoi 4.9 %, një nivel i njëjtë si në BE.

Matjet tregojnë se rritja më e madhe e çmimeve prej 8.4 % në vend vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “argëtim dhe kulturë” me 7 %, “mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 5.5 %, “shërbimi arsimor” me 4.6 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 4.4 %, “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.5 %, “veshje dhe këpucë” me 3.2 %, “pije alkoolike dhe duhan” me 2.9 %, “shëndeti” me 1.6 %, “komunikimi” me 1 %, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.5%.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “transporti” u ulën me 3.9 %.

Sipas raportit të INSTAT-it, në muajin shtator, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0.8 %.

Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “shërbimi arsimor” me 3.4 %, pasuar nga grupet “argëtim dhe kulturë” me 1.2 %, “ushqime dhe pije joalkoolike” me 1.1 %, “transporti” me 1 %, “veshje dhe këpucë” me 0.7 %, “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.4 %, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “shëndeti” me 0.2 % secili dhe “pije alkoolike dhe duhan” me 0.1 %.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments