Niveli i përgjithshëm i çmimeve (inflacioni), i matur sipas metodës së Eurostat, u rrit me 5.5 % në muajin prill. Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT) rritja më e madhe e çmimeve prej 10.4 % vërehet në grupet “ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6.7 %, “argëtim dhe kulturë” me 5.5 %, “veshje dhe këpucë” me 3.9 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 3.8 %, “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.5 %, “pije alkoolike dhe duhan” me 3.2 %, “shëndeti” me 2.2 %, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “shërbimi arsimor” me 2 % secili dhe “komunikimi” me 1.2 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “transporti” u ulën me 2.3 %. Në muajin mars 2023, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 1.1 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “argëtim dhe kulturë” me 2.3 % secili pasuar nga grupet, “pije alkoolike dhe duhan” me 1.1 %, “mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.4 % secili, “komunikimi” dhe “hotele, kafene dhe restorante” me 0.1 % secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “transporti” u ulën me 0.6 %, pasuar nga “shërbimi arsimor” me 0.2 %. Inflacioni i eurozonës matet mbi bazën e treguesit të IHÇK-së. Termi “i harmonizuar” nënvizon faktin që të gjitha vendet e BE-së zbatojnë të njëjtën metodologji në matjen e treguesit përkatës.
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on