Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIInflacioni sipas EUROSTAT, 5.6 % në Maj

Inflacioni sipas EUROSTAT, 5.6 % në Maj

Niveli i përgjithshëm i çmimeve (inflacioni), i matur sipas metodës së EUROSTAT-it, u rrit në 5.6 % në muajin maj. Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT), rritja më e madhe e çmimeve prej 10.6 % vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “argëtim dhe kulturë” me 8 %, “mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6.2 %, “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 4.4 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 4.2 %, “veshje dhe këpucë” me 4.1 %, “pije alkoolike dhe duhan” me 3.9 %, “shëndeti” me 2.6 %, “shërbimi arsimor” me 2.5 %, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1.4 %, “komunikimi” me 1.1 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “transporti” u ulën me 4.7 %. Referuar raportit, në muajin maj 2023, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0,2 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “ushqime dhe pije joalkoolike” me 1.4 %. Inflacioni i eurozonës matet mbi bazën e treguesit të IHÇK-së. Termi “i harmonizuar” nënvizon faktin që të gjitha vendet e BE-së zbatojnë të njëjtën metodologji në matjen e treguesit përkatës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments