Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIInflacioni shënoi rritje të lehtë, 2.2 % në maj

Inflacioni shënoi rritje të lehtë, 2.2 % në maj

Çmimet shënuan një rritje të lehtë në muajin maj, pas rënies së vazhdueshme për 4 muaj me radhë. Instituti i Statistikave (INSTAT) raportoi se për muajin maj inflacioni u ngjit në 2.2% nga 2.1 % që kishte zbritur në muajin prill. Një vit më parë ky ndryshim ishte 4.7 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin maj 2024, krahasuar me prillin e 2024 është -0.2 %. Krahasuar me muajin maj 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupet “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “argëtim dhe kulturë” me 3.7 % secili, “veshje dhe këpucë” me 3.2 %, “pije alkoolike dhe duhan” me 3.1 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 2.4 %, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “shërbimi arsimor” me 2.2 % secili, “ushqime dhe pije joalkoolike” me 1.9 %, “shëndeti” me 1.7 %, “transporti” me 1.1 % dhe “komunikimi” me 0.1 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 4.6 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 4.1 %, “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 3.6 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2.9 %, “mish” me 2.3 %, etj. Krahasuar me muajin prill 2024, çmimet e grupit “transporti” u ulën me 1.1 %, pasuar nga “ushqime dhe pije joalkoolike” me 0.7 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “argëtim dhe kulturë” shënuan rritje me 0.6 %, pasuar nga grupet “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0.5 %, “pije alkoolike dhe duhan” dhe “veshje dhe këpucë” me 0.2 % secili.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments