Saturday, April 12, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIInflacioni paraqitet i ulët, ndikim çmimi i rregulluar i energjisë për familjet

Inflacioni paraqitet i ulët, ndikim çmimi i rregulluar i energjisë për familjet

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi sot se inflacioni në Shqipëri paraqitet i ulët, dhe sipas tij, një ndër shkaqet kryesore është çmim i rregulluar i energjisë elektrike për familjet. Gjatë fjalës së tij në konferencën e 16-të vjetore të Bankës së Shqipërisë, të organizuar në bashkëpunim me shkollën e Londrës për Shkenca Ekonomike dhe Politike (LSE), Sejko tha se pavarësisht kësaj, inflacioni shënoi rritje të shpejtë gjatë vitit 2022, duke arritur nivelin 8% në tremujorin e tretë, nivel ky më i larti i regjistruar që prej vitit 1998. “Fatkeqësisht, agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës ka sjellë para nesh një realitet të ri. Tensioni gjeopolitik që pasoi konfliktin solli probleme masive dhe të papritura në zinxhirët botërorë të furnizimit me produkte sensitive, si ushqime, lëndë bazë e energji, dhe rritje të shpejtë të pasigurisë në tregjet botërore. Kjo goditje përkoi me rikuperimin e shpejtë të kërkesës agregate në periudhën postpandemike dhe u pasqyrua në rritjen e shpejtë të inflacionit botëror gjatë vitit 2022. Tashmë, pjesa më e madhe e vendeve të zhvilluara dhe në zhvillim po përballen me nivele inflacioni të paprecedenta prej disa dekadash. As Shqipëria nuk bën përjashtim nga ky realitet. Inflacioni shënoi rritje të shpejtë gjatë vitit 2022, duke arritur nivelin 8% në tremujorin e tretë, nivel ky më i larti i regjistruar që prej vitit 1998. Ndonëse inflacioni në Shqipëri paraqitet i ulët, si në kontekstin rajonal dhe në atë europian, duke pasqyruar ecurinë e fortë dhe të qëndrueshme të kursit të këmbimit dhe çmimet e rregulluara të energjisë elektrike për familjet, baza e tij ka ardhur në rritje e zgjerim. Tashmë, pjesa më e madhe e artikujve të shportës shfaqin një normë inflacioni mbi objektivin tonë prej 3%. Po ashtu, artikujt e shportës me normë të lartë apo në rritje inflacioni nuk janë më vetëm mallra e shërbime me origjinë importi, por edhe produkte, të cilat pjesën më të madhe të vlerës së shtuar e gjenerojnë në vend”, deklaroi Guvernatori. Për Guvernatorin Sejko, identifikimi i reagimit të duhur ndaj kësaj goditjeje përbën një sfidë madhore për qeveritë, për bankat qendrore, për tregjet e ndërmjetësit financiarë, por edhe për bizneset dhe familjet. “Për qeveritë, tensioni ekonomik dhe social që inflacioni i lartë sjell mbi shtresat më të varfra të shoqërisë dhe segmentet më të brishta të ekonomisë, artikulohet në kërkesa të shtuara për mbështetje fiskale. Megjithatë, plotësimi i këtyre kërkesave bëhet problematik, për sa kohë financat publike janë në presionin e pasigurisë për të ardhmen dhe të kostove të rritura të financimit të borxhit. Për bankat qendrore, trajtimi i goditjeve të ofertës me origjinë të huaj paraqet një dilemë jo të vogël, për faktin se këto goditje kanë ndikim të kahut të kundërt mbi aktivitetin ekonomik dhe nivelin e çmimeve. Në çdo rast, politika monetare mbetet e ndërgjegjshme për balancën delikate që ekziston midis respektimit të objektivit primar të kontrollit të inflacionit me respektimin e objektivit dytësor të zbutjes së luhatjeve ekonomike. Për tregjet dhe ndërmjetësit financiarë, nivelet e larta të inflacionit tentojnë të shoqërohen me rritje të pasigurisë, duke sjellë nevojën e një rivlerësimi të ekspozimit ndaj rrezikut dhe rishikimi të strategjive të tyre të zhvillimit. Së fundi, për bizneset dhe familjet, inflacioni i lartë përbën një sfidë korrente për kostot e jetesës dhe të biznesit, por dhe një sfidë afatgjatë mbi planet e tyre financiare dhe të biznesit”, theksoi ai. https://ata.gov.al/2022/10/27/sejko-inflacioni-paraqitet-i-ulet-ndikim-cmimi-i-rregulluar-i-energjise-per-familjet/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ