Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREInflacioni në gusht, 7.7%-Eurostat

Inflacioni në gusht, 7.7%-Eurostat

Me matjet sipas metodës se Eurostat, inflacioni në vendin tonë ka rezultuar në muajin gusht 7.7%. Matjet nga Eurostat regjistruan një rritje më të ulët të çmimeve në vendin tonë, në krahasim me matjet nga metoda kombëtare e INSTAT që raportoi inflacion 8 % në gusht. Sipas metodologjisë së Eurostat, rritja më e madhe e çmimeve prej 14.4 % vërehet në grupin “transporti”, pasuar nga grupet “ushqime dhe pije joalkoolike” me 13.3 %, “pije alkoolike dhe duhan” me 5.5 %, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4.9 %, “mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “argëtim dhe kulturë” me 4.7 % secili, “veshje dhe këpucë” me 2.8 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 2.7 %, “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2.4 %, “shëndeti” me 1.3 %, “shërbimi arsimor” me 1.2 % dhe “komunikimi” me 0.8 %. Në fillim të vitit 2017 për të ndihmuar hartimin e politikave dhe për të realizuar një krahasueshmëri sa më të mirë me vendet e tjera, në bashkërendim me Eurostat, INSTAT ndërmori hapa në drejtim të krijimit të një baze të përbashkët metodologjike të shteteve anëtare për ndërtimin dhe përdorimin e IHÇK-së, sipas Rregullores së Këshillit Europian (KE), nr. 2494/95, të datës 23 tetor 1995. Inflacioni i Eurozonës matet mbi bazën e treguesit të IHÇK-së. Termi “i harmonizuar” nënvizon faktin që të gjitha vendet e BE-së zbatojnë të njëjtën metodologji në matjen e treguesit përkatës. Ndryshimet e kontributit nga një tregues në tjetrin lidhen me faktin se kompozimi i peshave të mallrave brenda grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” është i ndryshëm nga një tregues në tjetrin. IÇK-ja mbulon vetëm shpenzimet familjare private shqiptare të kryera, brenda territorit të vendit. IHÇK-ja mbulon të gjitha shpenzimet e kryera brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, si dhe shpenzimet e vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë.https://ata.gov.al/2022/09/21/inflacioni-ne-gusht-7-7-sipas-metodologjise-se-eurostat/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments