Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEARSIMInflacioni i ushqimeve në nivele rekord

Inflacioni i ushqimeve në nivele rekord

Në Britanine e Madhe, inflacioni i ushqimeve është përshpejtuar në nivele rekord, ndërsa shumë familje u përballën me “Krishtlindje sfiduese” për shkak të çmimeve në rritje. Çmimi i ushqimeve u rrit në 13,3% në dhjetor, nga 12,4% që ishte një muaj më parë. Rritja erdhi pasi indeksi i fundit i çmimeve të dyqaneve “BRC-Nielsen Shop Price Index” (SPI) tregoi shenja përmirësimi lehtësie për blerësit me para në dorë, pasi inflacioni i përgjithshëm i çmimeve të dyqaneve shënoi një rënie të lehtë në 7,3% në dhjetor krahasuar me 7, 4% në nëntor, por mbetet afër niveleve rekord. “Festa e Krishtlindjeve ishte sfiduese për shumë familje në të gjithë Britaninë e Madhe”, tha Helen Dickinson, shefe ekzekutive e Konsorciumit Britanik të Shitjeve me Pakicë, (BRC). “Jo vetëm që i ftohti i detyroi njerëzit të shpenzonin më shumë për faturat e tyre të energjisë, por çmimet e ushqimeve thelbësore u rritën gjithashtu pasi jehona e luftës në Ukrainë vazhdon të mbajë të larta kostot e ushqimeve për kafshët, të plehrave kimike dhe energjisë”, shtoi ajo. Inflacioni i ushqimeve të freskëta u rrit në 15% nga 14,3% që ishte në nëntor, ndërsa çmimi i ushqimeve të ambientit, si makaronat dhe ushqimet e konservuara, u rrit me 11% në dhjetor kundrejt të njëjtit muaj të një viti më parë. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments