Në muajin gusht, inflacioni i matur me metodologjinë e EUROSTAT, (IHÇK) në vendin tonë zbriti në 2.4 % nga 3.8 % që ishte në fillim të këtij viti.
Niveli i IHÇK-së në gusht rezulton 0.4% me i lartë se matjet kombëtare të INSTAT, ku IÇK u llogarit 2 %.
Referuar raportit të INSTAT-it, matjet tregojnë se rritja më e madhe e çmimeve prej 4.3 % vërehet në grupin “shërbimi arsimor”, pasuar nga grupet “pije alkoolike dhe duhan” me 3.6 %, “veshje dhe këpucë” me 3.5 %, “ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “argëtim dhe kulturë” me 3.3 % secili, “mallra dhe shërbime të .ndryshme” me 2.3 %, “mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 2.2 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 2.1 %, “shëndeti” me 1.9 %, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1.5 %, “komunikimi” me 0.6 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “transporti” u ulën me 1.6 %.
Ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0.3 %.
Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga nga rritja e çmimeve të grupit “argëtim dhe kulturë” me 2 %, pasuar nga grupet “shërbimi arsimor” me 0.7 %, “pije alkoolike dhe duhan” dhe “veshje dhe këpucë” me 0.6 % secili, “mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “komunikimi” me 0.4 % secili, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.2 % secili, “ushqime dhe pije joalkoolike”, “shëndeti” dhe “hotele, kafene dhe restorante” me 0.1 % secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “transporti” u ulën me 0.3 %.
Rumania, Belgjika, Islanda dhe Polonia kishin inflacionin më të lartë përgjatë gushtit në krahasim me vendet e tjera të Europës mbi 4%, teksa Lituania, Letonia, Zvicra dhe Sllvenia kishin nivelin më të ulët.
Inflacioni mesatar në Europë gjatë muajit gusht ishte 2.4%