Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIInflacioni i eurozonës në nivel rekord prej 10,6%

Inflacioni i eurozonës në nivel rekord prej 10,6%

Inflacioni i eurozonës arriti në 10,6% në tetor, më i larti që nga krijimi i zonës së monedhës 19-anëtareshe në vitin 1999, raportoi Eurostat, agjencia e statistikave të BE-së. Në Bashkimin Evropian në tërësi, inflacioni u rrit me 11,5% në tetor, 0,6 pikë përqindje më shumë nga 10,9% e regjistruar në shtator. Një vit më parë, norma ishte 4,4%. Rritja në Eurozonë është 0,7 pikë përqindje krahasuar me shtatorin, kur inflacioni ishte 9,9%. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, norma e inflacionit në eurozonë ishte 4,1%. Një vlerësim i mëparshëm i Eurostat për muajin tetor kishte vendosur parashikimin e inflacionit për zonën e euros në 10,7%. ”Rritja e kostove të energjisë në lidhje me luftën e Ukrainës ka përkeqësuar përsëri inflacionin në zonën e euros”, tha Eurostat.https://ata.gov.al/2022/11/17/fokus-inflacioni-i-eurozones-ne-nivel-rekord-prej-106/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments