Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), rritja më e madhe e çmimeve u regjistrua në sektorin e industrisë përpunuese, me 0,4%, si dhe në sektorët industri nxjerrëse, furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbetjeve, të cilët u rritën me nga 0,2%.

Brenda industrisë përpunuese, çmimet më të larta u shënuan në aktivitetet “prodhimi i mobilieve” dhe “prodhimi i pijeve”, të dyja me rritje 1,3%.

Ndërkohë, ulje e çmimeve u regjistrua në konfeksionimin e veshjeve dhe prodhimin e kimikateve, me nga 0,5%.

Çmimet e prodhimit për tregun vendas u rritën me 0,3%, kryesisht si rezultat i rritjes në industrinë përpunuese 0,7% dhe furnizimin me ujë 0,2%. Në të kundërt, industria nxjerrëse shënoi ulje me 1,6%.

Çmimet për eksport rezultuan me rritje minimale prej 0,1%. Kontributi kryesor erdhi nga industria nxjerrëse me 1,6% dhe aktivitetet e ujësjellësit 0,7%.

Ndërkohë, energjia elektrike dhe gazi ranë me 1,3%, ndërsa industria përpunuese u ul me 0,1%.

Krahasuar me tremujorin e dytë 2025, IÇP shënoi një ulje të lehtë prej 0,1%.
Rënia më e madhe u regjistrua në sektorin e energjisë elektrike dhe gazit me 0,3%), ndërsa ulje të vogla u shënuan edhe në industrinë përpunuese dhe atë nxjerrëse me 0,1%.

Për tregun vendas, çmimet u ulën kryesisht në industrinë nxjerrëse me 0,2%, ndërsa për eksport rënia ishte më e theksuar, me 0,2%, e ndikuar sidomos nga sektori i energjisë me 1,3%.