Rregullatori i konkurrencës në Indi ka vendosur një gjobë prej 9.36 miliardë rupi (113.4 milionë dollarë) ndaj kompanisë mëmë të Google, Alphabet. Komisioni i Konkurrencës i vendit akuzon Google për abuzim me rolin dominues të ‘’Google Play Store’’ duke detyruar zhvilluesit e aplikacioneve të përdorin sistemin e pagesave të Google për blerjet e aplikacioneve dhe blerjet brenda aplikacionit. Komisioni i Konkurrencës ka urdhëruar kompaninë të lejojë zhvilluesit e aplikacioneve të përdorin çdo sistem pagese. Vetëm javën e kaluar, Komisioni i Konkurrencës i Indisë gjobiti Alphabet me ekuivalentin e 164 milionë dollarëve për gjoja abuzim me rolin dominues të sistemit të tij operativ Android për të rritur biznesin e tij kryesor të kërkimit në internet. Google dhe kompani të tjera të Silicon Valley po konkurrojnë për pjesën e tregut në Indi, e cila së shpejti do të bëhet zyrtarisht vendi më i populluar në botë. Telefonat Android janë shumë të njohur në Indi.http://ata.gov.al/2022/10/25/india-i-vendos-alphabet-it-nje-gjobe-prej-113-milione-dollaresh/
India i vendos Alphabet-it një gjobë prej 113 milionë dollarësh
RELATED ARTICLES