India dhe Bashkimi Evropian po eksplorojnë mundësinë e negocimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë në disa faza.

Bisedimet po përparojnë pozitivisht pas vizitës në Nju Delhi në fund të shkurtit nga presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe Kolegji i Komisionerëve Evropianë, gjatë së cilës presidentja  BE-së dhe kryeministri Modi ranë dakord të përfundojnë marrëveshjen e shumëpritur të tregtisë së lirë deri në fund të vitit 2025.

India ka ndjekur këtë qasje “fazore” në negocimin e pakteve tregtare me Australinë.

Metoda u lejon vendeve kontraktuese të gjejnë një marrëveshje fillestare për sektorët më pak të diskutueshëm dhe të shtyjnë çështjet më komplekse në një fazë të dytë.

Pas raundit të 10-të të bisedimeve të mbajtura në Bruksel muajin e kaluar, takimi i radhës midis dy palëve është planifikuar të zhvillohet në Nju Delhi në maj.

Bisedimet midis dy palëve rifilluan në qershor 2022, pas një ngërçi prej më shumë se tetë vjetësh.

Evropa është partnerja më e madhe tregtare e Indisë: në vitin financiar 2023-2024, tregtia dypalëshe ishte 137,41 miliardë dollarë.

Tregu evropian përbën 17% të totalit të eksporteve të Indisë, ndërsa BE-ja eksporton 9% të totalit të eksporteve të saj në Indi