Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREIndi-SHBA,fund mosmarrëveshjeve tregtare

Indi-SHBA,fund mosmarrëveshjeve tregtare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe India kanë rënë dakord t’i japin fund gjashtë mosmarrëveshjeve tregtare të pazgjidhura mes tyre në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT). India gjithashtu ra dakord të heqë detyrimet doganore hakmarrëse që vendosi për një numër produktesh amerikane. Vendimi kryesor që thekson marrëdhëniet e ngushta ekonomike dhe tregtare dypalëshe SHBA-Indi u njoftua nga përfaqësuesja e Tregtisë e SHBA-së, Katherine Tai pas takimit të kryeministrit indian, Narendra Modi me presidentin amerikan, Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë. Ky zhvillim i rëndësishëm pritet të ndihmojë eksportuesit indianë të përfitojnë nga avantazhet kryesore tatimore. Tai tha në një deklaratë se këto ulje tarifash do të rivendosin dhe zgjerojnë mundësitë e tregut për prodhuesit dhe kompanitë bujqësorë amerikanë. Mosmarrëveshjet e OBT-së që do të ndërpriten janë Masat Kundërvepruese për Disa Produkte prej çeliku me karbon të petëzuar në nxehtësi nga India; Masa të caktuara në lidhje me qelizat diellore dhe modulet diellore; Masa të caktuara në lidhje me sektorin e energjisë së rinovueshme; Masat e lidhura me eksportin e Indisë; Disa masa të SHBA-së për produktet e çelikut dhe aluminit dhe detyrime shtesë të vendosura nga India për produkte të caktuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tre nga këto mosmarrëveshje u iniciuan nga SHBA-ja, ndërsa tre mosmarrëveshje të tjera u iniciuan nga India. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments