Shmangni destinacionet e mbipopulluara dhe zbuloni disa nga vendet e qeta, por sensacionale të pushimeve për një arratisje të paharrueshme këtë vit, shkruan Daniel Stables në të përditshmen britanike “Independent”.

“Ferri janë njerëzit e tjerë” – kështu shkruante Jean-Paul Sartre – figurë udhëheqëse në filozofinë dhe marksizmin francez të shekullit XX – i cili mund të kishte qenë më pak një mizantrop nëse do të kishte kaluar më pak kohë në Paris, kryeqytetin më të populluar të Evropës – dhe në vend të tij të shkonte drejt zonave më të qeta të vendit të tij; Camargue – rajoni bregdetar në Francën jugore apo ndoshta, Occitania – rajoni historik në Evropën Jugore.

Sot, turizmi masiv është bërë një problem në cepat e botës ku njerëzit nuk kishin shkelur një ose dy shekuj më parë, dhe aq më pak në Francë.

Antarktida po mbushet me anije lundrimi dhe shpesh shfaqen bllokime të trafikut në majën e Everestit.

Kjo nuk është vetëm e tmerrshme për mjedisin, por është një mënyrë e sigurt për të prishur pushimet.

Ne ju sugjerojmë disa destinacione më pak të vizituara në të gjithë botën, të cilat janë po aq magjepsëse sa vendet homologe më të njohura si : Shqipëria; Oman; Sulawesi, Indonezi dhe Zimbabve.