Imazhe të trashëgimisë kulturore për Universitetin Politeknik

0
17

Dita Ndërkombëtare e Monumenteve të Kulturës dhe Siteve kujtohet prej vitit 1983 kohë kur Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s u rekomandoi shteteve anëtare që të shqyrtonin mundësinë e deklarimit të 18 prillit të çdo viti si “Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike”. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh në një postim në rrjetet sociale se, “kjo është një ditë për të reflektuar dhe promovuar pasurinë tonë të jashtëzakonshme”. Gjithashtu, ministrja informon se në kuadër të kësaj dite, sot në orën 20:00, godina monumentale e Universitetit Politeknik të Tiranës (Korpusi) do të mbulohet me imazhe të objekteve të trashëgimisë sonë. Dita ndërkombëtare e monumenteve dhe siteve arkeologjike paraqet një mundësi për të gjithë komitetet kombëtare të ICOMOS-s që të mbrojnë qëllimet e tyre të përbashkëta në të njëjtën ditë. Në këtë ditë ofrohet mundësi për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve, banorëve të zonave historike, rreth vlerave muzeale dhe kërkohet përpjekje për të mbrojtur, konservuar, restauruar dhe rijetësuar dhe vënë ato në dobi të një turizmi kulturor me cilësi.