Ilir Daja do të vazhdojë të jetë në drejtimin e Ballkanit deri në vitin 2024. Pas arritjeve të rëndësishme, kampionët e Kosovës kanë bërë të ditur se kanë rinovuar kontratën e trajnerit të tyre dhe për dy vite të tjera, pra deri në vitin 2024. Daja me të besuarit e tij realizuan atë që dukej e pamundur, fitimin e titullit kampion në Kosovë si dhe kualifikimin për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Njoftimi i klubit: 𝗜𝗹𝗶𝗿 𝗗𝗮𝗷𝗮 vazhdon kontratën edhe për 2 vite me kampionët!! Timonieri që e drejtoi skuadrën tonë në sukseset historike i qëndron besnik 𝗙𝗖 𝗕𝗮𝗹𝗹𝗸𝗮𝗻𝗶𝘁 deri në vitin 𝟮𝟬𝟮𝟰. 𝘒𝘺 𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘦̈ 𝘷𝘦𝘵𝘦̈𝘮 𝘧𝘪𝘭𝘭𝘪𝘮𝘪 , 𝘣𝘢𝘴𝘩𝘬𝘦̈ 𝘥𝘳𝘦𝘫𝘵 𝘢𝘳𝘳𝘪𝘵𝘫𝘦𝘷𝘦 𝘦𝘥𝘩𝘦 𝘮𝘦̈ 𝘵𝘦̈ 𝘮𝘦̈𝘥𝘩𝘢!!https://sport.rtsh.al/artikull/ilir-daja-edhe-dy-vite-te-tjera-me-ballkanin