Analogët e Glp-1 kanë lindur si antidiabetikë, por gjithashtu janë dëshmuar të jenë tepër efektivë në trajtimin e obezitetit, shkruan salute.eu.

Glp-1 janë të afta t’ju bëjnë të humbni edhe 10-15% të peshës trupore në pak më shumë se një vit trajtimi dhe me efekte anësore të papërfillshme.

Por jo vetëm kaq: ato po rezultojnë efektive edhe në parandalimin e komplikimeve më të zakonshme të obezitetit, si problemet kardiovaskulare, çrregullimet e veshkave, madje edhe rënia e fertilitetit që përjeton popullata mashkullore.

Ky lajm i fundit është shumë i fundit dhe vjen nga studimi i paraqitur gjatë Konferencës së 39-të mbi Endokrinologjinë dhe Mjekësinë Riprodhuese, që zhvillohet në Universitetin e Padovës, nga një ekip studiuesish i udhëhequr nga Carlo Foresta, president i Fondacionit Foresta Ets.