Opera “Il Trovatore” është pjesë e trilogjisë së operave shkruar nga Verdi: “Rigoleto”, “Il Trovatore” dhe “La Traviata”, ku kompozitori ka punuar shumë jo vetëm për muzikën por edhe për fjalët duke punuar ngushtë me libretistin Cammarano.
“Il Trovatore” bazohet në dramën spanjolle të Gutiérrez, historia e së cilës zhvillohet në Spanjë në fillim të shekullit të 15-të, duke ndërthurur dashurinë, hakmarrjen dhe misterin familjar.
Manrico dhe konti Di Luna janë rivalë për dashurinë e Leonorës, ndërsa Azucena, nëna cigane e Manrikos, kërkon hakmarrje ndaj kontit për nënën e saj, duke e rrëmbyer gabimisht vëllanë e kontit e duke e rritur si fëmijën e saj, gjë që më tej sjell një fund tragjik ku të gjithë protagonistët vdesin, duke zbuluar lidhjet e gjakut.





