Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAIKSHPK: Shkaku i turbullirës nga reshjet, vlojeni ujin para se ta pini

IKSHPK: Shkaku i turbullirës nga reshjet, vlojeni ujin para se ta pini

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se si rezultat i reshjeve të mëdha të shiut, është ngritur vlera e turbullirës. IKShPK-ja u ka bërë thirrje konsumatorëve që si masë të sigurisë, ta vlojnë ujin para përdorimit. “Vlera të shtuara të turbullirës, më shumë se 100 NT, janë regjistruar në disa burime dhe si pasojë ka vështirësi në trajtim të ujit në zonat: KRU “Prishtina”- Rajoni Prishtinë: fabrika në Shkabaj dhe fabrika në Drenas”, deklaron ky institut. “KRU “Mitrovica”- Rajoni Mitrovicë: fabrika në Shipolit- Mitrovice dhe fabrika ne Balice- Vushtrrisë. KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës: burimin Drini i Bardhe –Radavc dhe burimi Shkoze-Junik. KRU “Gjakovë”- Rajoni i Gjakovës: burimi në Demjan dhe Gërqinë. KRU “Bifurkacioni”- Rajoni Ferizaj: fabrika në Pleshinë dhe sistemi në Kaçanik”, shkruan në njoftim. Mes tjerash bëhet e ditur se në mostrat e grumbulluara deri sot nga rajonet me të reshura të shtuara, analiza laboratorike fiziko-kimike rezultojnë me vlerë të ngritur të turbullirës e cila i tejkalon vlerat standarde të lejuara. Teksa në mostrat për ekzaminim bakteriologjik deri më sot rezultojnë brenda standardeve të parapara. Ndërkohë, KRU “Prishtina” ka deklaruar se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike, në afërsi dhe rreth liqenit të Ujmanit, ka ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit- Lepencit. “Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas, nuk kanë mundësi teknike të trajtojnë ujin për pije”. Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova së bashku me Zonën Industriale, lagjja Kalabria, Obiliqi do të ketë redukime të ujit duke filluar nga ora 10: 00 dhe do zgjasë deri në 16:00, pastaj ujë do të keni nga ora 16:00- 20:00, pastaj reduktim nga ora 20:00-04:00 të mëngjesit. “Në pozitë më të rënduar e kemi komunën e Drenasit, por autobotët/ autocisternat do jenë aty për t’i furnizuar qytetarët me ujë”. “Po ashtu edhe në Fushë Kosovë në kohën e reduktimit do të vendosim autobot për furnizim me ujë deri në tejkalimin e situatës kurse fshatrat e Podujevës do të reduktohen gjatë ditës diku rreth 3 orë”. RTK

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments