Inspektorët e Drejtorisë Rajonale të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Lezhë, po kryejnë monitorim në zonën Shëngjin-Rana e Hedhun për evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri i rënë javën e kaluar. Sipas IKMT-së, aktualisht nuk ka vatra zjarri në këtë zonë. Zjarri i rënë në Shëngjin u shua pas katër ditësh beteje me flakët. Në shuarjen e zjarrit morën pjesë mbi 308 efektivë nga Forcat e Armatosura, 30 mjete dhe dy avionë nga Italia.