Tuesday, November 26, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAIEA: Investimet në energjinë diellore tejkalojnë shpenzimet për prodhimin e naftës

IEA: Investimet në energjinë diellore tejkalojnë shpenzimet për prodhimin e naftës

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) tha se investimet globale në energjinë diellore do të eklipsonin shpenzimet për prodhimin e naftës, për herë të parë këtë vit.

Agjencia tha se mbi 1,7 trilionë dollarë pritet të investohen në teknologjinë e pastër globalisht në vitin 2023, dhe mbi një trilion dollarë për qymyrin, gazin dhe naftën.

“Pothuajse 90% e investimeve do të bëhen në prodhimin e energjisë, të udhëhequra nga teknologjitë e energjisë elektrike me emetime të ulëta diellore”, sipas raportit të fundit të IEA-së për “Investimet në Energjinë Botërore”.

“Duket qartë një tendence e investimeve, ku teknologjitë e pastra po tërhiqen nga karburantet fosile”, tha drejtori ekzekutiv i IEA-s, Fatih Birol.

“Për çdo dollar të investuar në lëndë djegëse fosile, rreth 1,7 dollarë do të investohen në energji të pastër. Pesë vjet më parë, ky raport ishte një me një. Një shembull i ndritshëm është investimi në energjinë diellore, i cili do të kapërcejë sasinë e investimeve që do të bëhen në prodhimin e naftës për herë të parë”, shtoi ai.

IEA paralajmëroi se, ndërsa investimet vjetore të energjisë së pastër pritet të rriten me 24% midis 2021 dhe 2023, mbi 90% e kësaj rritjeje vjen nga ekonomitë e përparuara dhe Kina, duke paraqitur një rrezik serioz të vijave të reja ndarëse në energjinë globale, nëse tranzicioni i energjisë së pastër nuk rritet diku tjetër

Shpenzimet për naftën dhe gazin pritej të rriteshin me 7,0% në 2023, kryesisht për shkak të disa kompanive të mëdha kombëtare të naftës në Lindjen e Mesme, që po investojnë më shumë se përpara pandemisë së Covid-19. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments