Ideologu i Rilindjes Kombëtare, Zef Jubani

0
2

Zef Jubani , ka qenë ekonomist, folklorist, shkrimtar e ideolog i Rilindjes Kombëtare. Më 1862 bashkëpunoi në organizmin e lëvizjes antiosmane të Mirditës. Ai është i njohur për botimin e një koleksioni të këngëve folklorike shqipe dhe rapsodive në dialektin geg. Jubani mbrojti krijimin e një alfabeti unik të gjuhës shqipe. Në shkurt të 1868 i kushton një poezi Elena Gjikës, me titullin “Princesha prej fisit të Zotnive të Shqipnisë – Kangë lavdit për të nderueshmen Zojë e dijetare në shkrim Dora d’Istria”, ku autori nënshkruan Sepi Ndokë Illija-Jubani. Ai përmend sesi princesha, me punë e art ishte përpjekur të ndriçonte Shqipërinë, duke ndihmuar shqiptarë e arbëreshë. Nëna e Zef Jubanit ishte nga Malta, kështu që midis 1830 dhe 1838 ai studioi atje ndërsa jetonte me xhaxhain e tij. Pas kthimit në Shkodër ai punoi që nga viti 1848 si sekretar në konsullin francez të qytetit dhe gjithashtu u bë asistent i zevendes konsullit të Mbretërisë së Bashkuar në 1853. Jubani kaloi një pjesë të konsiderueshme të jetës së tij në Trieste, Venecia dhe Mal të Zi.