Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAIdentifikimi elektronik : Synon rritjen e sigurisë dhe transparencës

Identifikimi elektronik : Synon rritjen e sigurisë dhe transparencës

Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik draftligjin “Për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara”, që sipas saj ka për qëllim përcaktimin e kuadrit të nevojshëm ligjor për identifikimin elektronik të sigurt, nënshkrimin elektronik, vulat elektronike dhe autentifikimin e faqeve të internetit. Ky projektligj (Lexo këtu) synon të përmirësojë kornizën aktuale ligjore për identifikimin elektronik si dhe harmonizimin e saj me rregulloret më të fundit të BE-së në këtë fushë si dhe të rrisë sigurinë dhe transparencën e transaksioneve elektronike. “Me përmirësimin e ofrimit të shërbimeve dhe garantimi i besueshmërisë të shërbimeve online dhe transaksioneve elektronike do të përfitojnë qytetarët, bizneset dhe administrata publike”, thuhet në relacionin shoqërues të draftligjit. Disa nga risitë e këtij projektligji, në krahasim me kuadrin ligjor në fuqi janë përcaktimi i metodave të reja për identifikimin e aplikuesit që do të reduktojnë kohën si dhe rritja e kërkesave të sigurisë. Në relacionin e draftligjit thuhet se “Projektligji është në harmoni me legjislacionin vendas në fuqi dhe nuk bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë”. Fusha e veprimit të draftligjit Ky ligj zbatohet për shërbimet e besuara, për skemat e identifikimit elektronik, transaksionet elektronike si dhe për ofruesit e shërbimeve të besuara, të cilët operojnë në Republikën e Shqipërisë. Ky ligj përcakton kushtet për ndërveprim dhe njohjen ndërkufitare të mjeteve të identifikimit elektronik të personave fizikë dhe juridikë, që bëjnë pjesë nën një skemë të identifikimit elektronik. Ky ligj nuk zbatohet për ofrimin e shërbimeve të besuara të përdorura ekskluzivisht në sisteme të mbyllura, të cilat rrjedhin nga legjislacioni kombëtar apo marrëveshje ndërmjet një grupi të caktuar pjesëmarrësish, si dhe në rastet kur në legjislacionin në fuqi parashikohet ndryshe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments