Bashkimi Evropian ka nisur zbatimin e Import Control System 2 (ICS2), një platformë moderne digjitale që synon të rrisë sigurinë në kufijtë e BE-së dhe të përmirësojë proceset doganore përpara mbërritjes së mallrave në territorin evropian.
Nga 1 shtatori 2025, ICS2 bëhet sistem i detyrueshëm për të gjithë operatorët ekonomikë që tregtojnë me vendet e BE-së nëpërmjet transportit ajror, detar, rrugor dhe hekurudhor. Aplikimi i ICS mundëson raportim më të hershëm dhe më të detajuar të ngarkesave; Rritje të sigurisë dhe kontroll më të fortë ndaj kontrabandës dhe kërcënimeve të mundshme dhe zëvendësim të sistemit të vjetër ICS1, me mbulim të plotë të të gjitha mënyrave të transportit.Në kushtet e zbatimit të ICS2, operatorët ekonomikë që tregtojnë me vendet e BE-së duhet të kenë: numrin EORI aktiv (numër identifikues për regjistrimin e operatorëve ekonomikë në BE); Sisteme IT të përditësuara dhe në përputhje me kërkesat e ICS2 dhe deklarim të saktë dhe në kohë të të dhënave të ngarkesës përpara mbërritjes