Është thelbësore të ruhet integriteti i basenit ftohës të centralit bërthamor të Zaporizhias. Është e domosdoshme që centrali të ketë ujë të mjaftueshëm për të siguruar ftohjen thelbësore të vendit, në muajt në vijim. “Ky është alarmi që ka ngritur drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Mariano Grossi, pas shpërthimit të digës Kakhovka e cila furnizon centralin me ujë”, thuhet në faqen e IAEA-s. “Tani më shumë se kurrë, prania e forcuar e IAEA-s në centralin bërthamor te Zaporizhias është jetike për të ndihmuar në shmangien e rrezikut të një aksidenti bërthamor dhe pasojave të tij të mundshme për popullsinë dhe mjedisin, në një kohë të aktivitetit të shtuar ushtarak në rajon. “Humbja e burimit kryesor të ujit ftohës të centralit komplikon më tej situatën tashmë të vështirë dhe sfiduese të sigurisë bërthamore”, tha Grossi, i cili do të jetë në Zaporizhia javën e ardhshme. Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-s tregoi se për t’u përgatitur për këtë eventualitet, centrali bërthamor po rimbush vazhdimisht furnizimet e tij me ujë, duke përfshirë basenin e madh ftohës pranë centralit dhe basenet më të vogla ftohëse me spërkatës dhe kanalet ngjitur, duke përdorur plotësisht ujin nga rezervuari Kakhovka. “Këto burime uji do të jenë të mjaftueshme për të furnizuar centralin me ujë, për të ftohur gjashtë reaktorët dhe karburantin e shpenzuar për disa muaj”, tha ai. “Edhe pse gjashtë reaktorët e Zaporizhias janë të gjithë në modalitetin e mbylljes, ata ende kanë nevojë për ujë ftohës për të shmangur shkrirjen e karburantit dhe një çlirim të mundshëm të materialit radioaktiv”, tha Grossi. atsh
IAEA: Zaporizhia përballë rrezikut të një aksidenti bërthamor
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on